
Protestë e qetë para EULEX-it ku po mbahet Thaçi: Kërkojmë drejtësi
Disa të rinj të Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur përballë selisë së misionit të EULEX-it në Prishtinë, të shtunën.
Të rinjtë po mbajnë një protestë të qetë, kundër mbajtjes së ish-presidentit, Hashim Thaç, në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ata në parullat e tyre që mbajnë në duar kërkojnë: “Drejtësi”, “Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi jo Politikë (edhe në gjuhën angleze) e parulla të tjera.
Këtyre protestuesve të rinj iu janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.