Pronari i gjigantit rumun shprehet i penduar që nuk transferoi Ermal Krasniqin
Gigi Becali, pronari i FCSB, është shprehur i penduar që nuk ka transferuar Ermal Krasniqin.
Rapidi fitoi mbrëmë ndaj FCSB me rezultat të thellë 4:0.
Krasniqi shkëlqeu në këtë ndeshje me një gol dhe një asistim.
Sulmuesi kosovar kaloi te Rapidi në në janar nga Cluji, por ishte i kërkuar edhe nga FCSB, klub që prin në tabelën e Liga 1 të Rumanisë.
I pari i “kuqebluve” pas ndeshjes foli rreth këtij rasti.
“Kam dashur ta sjell Krasniqin, por dikush nga stafi më ka thënë se ai nuk luan në CFR. Nuk do të dëgjoj më kurrë dikë. Më thanë ‘Ku ta vendosim, në vend të Coman?’ Kaq, nuk kujdesem më për stafin. Krasniqi është më i miri prej tyre”, deklaroi Gigi Becali në “Prima Sport 1”, transmeton GE.
Ermal Krasniqi ka shënuar katër gola dhe ka shtuar tre asistime në tetë paraqitje me Rapidin.