Promovohet dokumentari “Flamurtarët e Deçanit 1912”

Promovohet dokumentari “Flamurtarët e Deçanit 1912”

Autori Faton Mehmetaj ka promovuar dokumentari “Flamurtarët e Deçanit 1912”.

Në këtë promovim ka marrë pjesë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e ka vlerësuar lartë dokumentarin në fjalë.

I pari i AAK-së ka bërë me dije ky dokumentar sjell në pah një histori të pasur përkushtimi e heroizmi.

“Secila etapë e historisë sonë kombëtare mbart në vetvete lavdinë e veprimeve të patriotëve që siguruan që Deçani dhe i gjithë Rrafshi i Dukagjinit të ishin pjesë e pandarë e përpjekjeve për çlirimin e trojeve. Kjo traditë e atdhedashurisë u bart brez pas brezi, duke frymëzuar lëvizjet për liri dhe pavarësi në Kosovë. Për të shpalosur këtë trashëgimi, dokumentari “Flamurtarët e Deçanit 1912”, me autor Faton Mehmetaj, ndriçon lavdinë dhe sakrificat e shumë burrave dhe familjeve deçanase që luajtën një rol aktiv në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi dhe realizimin e qëllimit kombëtar: pavarësinë e Shqipërisë”, ka shkruar Haradinaj, duke e falënderuar autorin e dokumentarit.

“Ky dokumentar sjell në pah një histori të pasur përkushtimi e heroizmi, duke vënë në qendër patriotizmin dhe kontributin e paharruar të Deçanit për çështjen kombëtare. Falënderime të veçanta autorit Faton Mehmetaj për këtë vepër të çmuar dhe të gjithë mbështetësve që mundësuan realizimin e këtij dokumentari”, ka shkruar ai.

Share This