Prokuroria në Pejë sekuestron mbi një ton drogë
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka theksuar se njësia e Antidrogës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë po zhvillojnë një aksion, me ç’rast janë sekuestruar mbi një ton drogë.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se aksioni është në zhvillin, ndërsa vlera e drogës është rreth 5 milionë euro. Sipas tij, ky është një ndër aksionet më të mëdha antidrogë që nga paslufta.
“Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë. Vlera e drogës është rreth 5 milion euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta. Aksioni është në zhvillim…”, ka shkruar Nikçi në Facebook, raporton rtk.