Procesi gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë, OVLUÇK-ja u dërgon letra diplomatëve të huaj

Procesi gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë, OVLUÇK-ja u dërgon letra diplomatëve të huaj

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë me dije se u ka dërguar letra zyrtare një numri të madh të diplomatëve të huaj, të Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Në njoftimin e kësaj organizatë është thënë se se letrat e dërguara kanë të bëjnë me procesin në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në mesin e këtyre personaliteteve, OVLUÇK-ja i ka dërguar letër është Eliot Engel, ish-kongresist i ShBA-së, Ritchie Torres, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Kaja Kallas, përfaqësuese e lartë e BE-së për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, si dhe eurodeputetëve Lukas Mandl dhe Thijs Reuten.

“Në këto letra, OVLUÇK-ja ka shprehur shqetësimet tona për trajtimin e bashkëluftëtarëve tanë nga Dhomat e Specializuara, duke kërkuar drejtësi të barabartë dhe trajtim me respekt në përputhje me vlerat evropiane dhe ndërkombëtare”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.

Më poshtë e keni listën e plotë të personaliteteve ndërkombëtare që OVLUÇK-ja u ka dërguar letra:

znj. Agnes Callamard, sekretare e përgjithshme e Amnesty International.

znj. Tirana Hassan, drejtoreshë rkzekutive e Human Rights Watch.

znj.Teresa Anjinho , Avokatja e Popullit të BE-së.

Ambasador Gerard McGurk, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

  1. Eliot Engel, ish-kongresist i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  2. Ritchie Torres, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së.

znj. Kaja Kallas, përfaqësuese e lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

  1. Lukas Mandl, deputet në Parlamentin Evropian.

z. Thijs Reuten, deputet në Parlamentin Evropian, dhe disa personaliteteve tjera.

Share This