Prizreni e mbyll vitin 2024 me fitore, mund Yllin
Proton Cable Prizreni me fitore e ka mbyllur vitin 2024, duke mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 92:85 (21:21, 21:25, 23:25, 27:14), në javën e 14-t të Superligës së Kosovës në basketboll, që ishte sfida e fundit për këtë vit.
Ndeshja në Prizren ka qenë interesante, duke u vendosur në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar, pasi për 30 minuta, takimi ka qenë i baraspeshuar. Çereku i parë përfundoi, derisa në periudhën e dytë dhe tretë, mysafirët për një nuancë ishin më të mirë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 65:71. Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit, vendasit ishin më të mirë dhe triumfuan 92:85.
Te prizrenasit u dalluan Lenzelle Smith Jr me 22 pikë, 12 kërcime e 12 asistime dhe Jordan Johnson me 22 pikë e nëntë asistime, ndërsa te therandasit u dalluan Quade Green me 23 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime, Arian Qallaku dhe William Tavares nga 18 pikë e tetë kërcime.
Proton Cable Prizreni ka katër fitore e dhjetë humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli shtatë fitore e shtatë humbje.