Pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare deri në 80 minuta

Pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare deri në 80 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket gjendjes në kufi.

Sipas të dhënave të orës 7:15, pritjet për të dalë nga Kosova te Dheu i Bardhë po zgjasin mbi 1 orë, përkatësisht deri në 80 minuta, ndërsa kolonat janë rreth 300 metra

Në Merdar deri në 40 minuta, me 150 metra kolonë të veturave.

Në Mutivodë kolonat janë rreth 100 metra ndërsa pritjet deri në 20 minuta.

Në Bërnjak pritjet po zgjasin deri në 15 minuta, ndërkaq në pikat tjera pritjet nuk po zgjasin më shumë se 10 minuta dhe nuk ka kolona të gjata aktualisht.

Share This