Pritjet mbi një orë në Merdarë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar rreth gjendjes në pikat kufiatare.
Sipas përditësimit të të dhënave më së shumti pritje ka në Merdarë.
Në hyrje të kësaj pike pritjet po zgjasin një orë, e në dalje nga 1 orë deri në një orë e 20 minuta.
Po ashtu, pritje njëorëshe ka edhe te Dheu i Bardhë, në dalje. Kolona është 400 metra.
Në pikëkalimet kufitare, Kullë, Qafë e Morinës dhe Qafë e Prushit, pritjet janë nga pesë deri në 10 minuta.
Pritjet në pikëkalimet tjera lëvizin nga tre deri në pesë minuta.