Prishtina zyrtarizon transferimin e Sidrit Gurit
FC Prishtina zyrtarisht ka prezantuar blerjen e futbollistit shqiptar Sidrit Guri.
Kryeqytetasit përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar transferimin e 30-vjeçarit.
“Sulmuesi, realizues shumë golash, 30 vjeç, i lindur në Shkodër, i bashkohet klubit më të madh në vend, FC Prishtina”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.
Guri ka një karrierë të pasur, pasi në të shkuarën krahas Kukësit (ku ka fituar titullin kampion në sezonin 2016-2017) ka veshur fanellat e Vllaznisë, Korabit, Besës dhe Kastriotit në Shqipëri.
30-veçari ka bërë karrierë edhe të Oostenden në Belgjikë, para se të bashkohej me Istanbulsporin në Turqi.
Së fundmi, Guri ishte pjesë e skuadrës Citta di Varese në Serie D, Itali.