Prishtina synon ta befasojë Istogun

Prishtina synon ta befasojë Istogun

Istogu e pret Prishtinën në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Ndeshja luhet të shtunën prej orës 17:00 në Banjë.

Kampioni aktual, Istogu, llogaritet favorit për këtë ndeshje. Por prishtinaset do të japin më të mirën në kërkim të befasisë së madhe.

Istogu është i dyti me 14 pikë, ndërsa ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Prishtina është e gjashta me dhjetë pikë.

Lideri i klasifikimit, Ferizaj, luan po ashtu të shtunën. Nga ora 16:00 ferizajaset luajnë ndeshje në udhëtim ndaj Vushtrrisë.

Ferizaj ka fituar nëntë ndeshjet e deritashme dhe llogaritet favorit. Por pa gjasa nuk është as Vushtrria, që renditet e katërta me dhjetë pikë.

Të shtunën luhen edhe ndeshjet Ulpiana – Jusuf Gërvalla (12:30, Ferizaj) dhe Shqiponja – Kastrioti (15:00). Ndeshja që mbyll xhiron është ajo mes Vëllaznimit dhe Samadrexhës, që në program është të dielën nga ora 19:00.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve luhet java e nëntë, ku takohen Trepça – Prizreni, Drita – Verona, Llapusha – Vjosa, KEK-u – Dukagjini dhe CLICK – Besa.

Share This