Prishtina-Suhareka, kështu mbyllet ndeshja
Prishtina e Suhareka kanë barazuar në sfidën e parë të tyre në Albi Mall Superligë, duke luajtur baras 0:0.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadik Vokrri” ka sjell një lojë të mirë por fatkeqësisht nuk solli gola dhe kjo ka të zhgënjyer tifozët që ishin mbledh në një numër të konsiderueshëm për ta parë këtë ndeshje.
Si Prishtina ashtu edhe Suhareka kanë bërë shumë ndryshime në skuadër dhe sigurisht që atyre iu duhet pak kohë deri në komponim, raporton ballkani.info.