
Prishtina përballet me Sheriff Tiraspol në Europa League
FC Prishtina e ka mësuar kundërshtarin e saj për rrethin e parë kualifikues të Europa League.
Shorti i kësaj ligë hodh të martën në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
Kryeqytetasit do të përballen me skuadrën e njohur moldave, FC Sheriff Tiraspol, ekip që ka përvojë të madhe në garat evropiane.
Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 10 dhe 17 korrik.
Prishtina e siguroi pjesëmarrjen në Evropë falë triumfit në Kupën e Kosovës, ku mposhti Llapin në finale, duke u rikthyer në garat evropiane pas një kohe të gjatë.
Klubi më i madh në vend synon të shkojë sa më larg në garën e dytë për nga rëndësia në futbollin evropian.