Prishtina njofton për ndarjen me plot dhjetë futbollistë

Prishtina njofton për ndarjen me plot dhjetë futbollistë

Gjatë ditës së djeshme, Prishtina e zyrtarizoi trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.

Ekipin do ta udhëheq trajneri francez Jean-Michel Cavalli.

E sot, janë mësuar emrat e parë të futbollistëve që më nuk do të jenë pjesë e kryeqytetasve.

Largimin nga klubi bardh e kaltër e kanë konfirmuar Kushtrim Gashi, Egzon Sinani, si dhe Hasan Hyseni.

Po ashtu, pjesë e shtabit teknik nuk do të jetë as Agim Maliqi, që e konfirmoi largimin.

Prishtina do të ketë pamje të re në edicionin e ardhshëm garues.

Pos që emëroi trajner tjetër, klubi prishtinas i futbollit të hënën njoftoi se nuk ka vazhduar bashkëpunimin me lojtarët Mërgim Pefqeli, Muhamed Useini, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani, Kreshnik Uka.

Shumë prej këtyre lojtarëve ishin startues dhe të rëndësishëm te Prishtina në edicionin e kaluar.

Ndërkohë klubi i kaltër ndërpreu kontratat me Albion Kurtajn, Ermal Veliqin e Butrint Bulliqin.

Prishtina e mbylli edicionin në vendin e pestë në tabelë me 49 pikë dhe Evropën nuk e siguroi, pasi dështoi në finale të Kupës nga Ballkani.

Share This