Prishtina mposht Malishevën, Llapi mezi mund Fushë Kosovën
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 30-në në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina është treguar skuadër e fortë në duel me Malishevën, duke fituar me rezultat 0-1, të dielën në Malishevë.
Ishte Hasan Hyseni (67’), i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitores për kryeqytetasit të cilët tani kanë 43 pikë në vendin e pestë, kurse, Malisheva ka nëntë pikë më shumë në vendin e katërt.
Ndërkohë, Llapi mezi e ka mposhtur Fushë Kosovën, me rezultat minimal 1-0.
Llapjanët dhe Fushë Kosova luajtën pa gola në ‘Zahir Pajaziti’.
Skuadra e Tahir Batatinës e kërkoi më shumë fitoren, krijojë më shumë raste, derisa goli i fitores erdhi në finish të ndeshjes përmes Ilir Krasniqit (90+1).
Llapi ka mundur të shënojë të paktën edhe një gol, pasi Muhamet Hyseni dështojë edhe nga pika e bardhë.
Llapi renditet e treta me 58 pikë aq sa ka Drita në pozitën e dytë, kurse, Fushë Kosova mbetet në zonën e rrezikshme me 20 sosh.