Prishtina i bashkohet Ballkanit në finalen e Kupës së Kosovës
Prishtina i është bashkuar Ballkanit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Kjo pasi të mërkurën e ka eliminuar Dritën në gjysmëfinale.
Koha e rregullut prej nëntëdhjetë minutash nuk ka prodhuar gola, por gjërat kanë ndryshuar në vazhdime.
Ka qenë fillimi i dhjetëminutëshit të dytë të shtesës, përkatësisht minuta e 111-të, kur Dabiqaj ka realizuar në portën e gabuar, duke e çuar skuadrën kryeqytetase në finale.
Kupa e Kosovës, pos Superligës, është një nga rrugët e skuadrave kosovare për në garat e kupave evropiane.