Prishtina-Feronikeli 74 dhe Dukagjini-Malisheva, kështu mbyllen pjesët e para
Përfundojnë pjesët e para në Klinë dhe Hajvali, dy ndeshje mjaftë interesante në startin e Superligës së Kosovës.
Me fillim të takimit në mes të Dukagjinit dhe Malishevës, u anulua goli i Aliut për pozicion jashtë loje, pas rishikimit të VAR vendimi ishte që goli i mysafirëve të mos vlente, shkruan olle.
Malisheva ishte më kërkuese gjatë pjesës së parë, me portierin Haxhihamza i cili ishte më meritori që Dukagjini nuk ka pranuar gol.
Në ndeshjen tjetër e cila po zhvillohet sot, Prishtina dhe Feronikeli 74 po zhvillojnë një ndeshje tejet të luftuar në Hajvali, në një atmosferë të zjarrtë të krijuar nga tifozeria e kryeqytetasve.
Egzon Sinani ka shënuar në debutim për Prishtinën, Feronikeli ka mbetur me një futbollist më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq nga Behar Maliqi.