
Prishtina dhe Llapi sprovojnë forcat në ‘Fadil Vokrri’
Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sonte me ndeshjen e fundit të javës së 22-të, ku do të përballen Prishtina dhe Llapi.
Prishtinasit dhe llapjanët do të sprovojnë forcat në ‘Fadil Vokrri’, ndeshje që kjo që nis në orën 20:00 nën ndriçimin e reflektorëve.
Dueli mes Prishtinës dhe Llapit parashikohet të sjellë një ndeshje interesante pasi që pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Prishtina po lufton për të vazhduar ‘luftën’ për një vend që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm, teksa llapjanët po synojnë ikjen nga zona e rënies.
Kryeqytetasit aktualisht kanë 29 pikë dhe gjenden në pozitën e pestë në tabelë, teksa skuadra nga Podujeva është e parafundit me 22 pikë të grumbulluara pas 21 xhirosh.