Prishtina dhe kroati ndajnë rrugët: Faleminderit Jaksa!
Klubi i basketbollit Prishtina ka bërë të ditur se i ka dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin e njohur kroat, Jaksa Vuliq.
“Faleminderit Jaksa! Ju njoftojmë se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vuliq. Trajnerin e falënderojmë për kontributin e dhënë deri më tani”, thuhet në njoftimin e shkurt të klubit kryeqytetas në Facebook.
Ai mori përsipër drejtimin e bardhekaltërve të kryeqytetit në janar të këtij viti, por nuk arriti pritshmëritë e drejtuesve të klubit.
Aktualisht Prishtina zë vendin e katërt në renditjen e Superligës së Kosovës, me 38 pikë, tetë më pak se liderja e renditjes, Trepça.