Prishtina dhe Drita gati për “klasiken” – formacionet zyrtare
Prishtina dhe Drita kanë publikuar formacionet zyrtare para ndeshjes derbi të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.
Stadiumi “Sami Kelmendi” do të jetë arenë e dy rivalëve të vjetër, me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.
Sfida ishte paraparë të zhvillohej të dielën, një ditë më parë, por u shty për shkak të reshjeve të dendura të borës.
Drita synon fitore të mbetet në hap me Llapin dhe Ballkanin në krye të tabelës. Gjilanasit kanë 25 pikë në pozitën e tretë.
Prishtina synon gjithashtu pikët e plota për t’iu afruar sa më shumë pozitave që dërgojnë në Evropë në fund të sezonit. Bardhekaltrit kryeqytetas kanë 18 pikë në pozitën e pestë.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Nika, Ramadani, Islami, Hyseni, Kryeziu, Muja, Sinani, Bytyqi, Hamiit, Kurtaj, Blesa.
Drita: Pas pak…