Prishtina-Ballkani, kështu mbyllet pjesa e parë

Prishtina-Ballkani, kështu mbyllet pjesa e parë

Xhiro e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës përfundon sot me një ndeshje shumë interesante.

Dueli kryesor po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00 ku Prishtina pret Ballkanin. Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar 1:1, shkruan lajmi.

Ballkani kaloi në epërsi prej 1:0 me golin e realizuar nga Nazmi Gripshi në minutën e 30-të, kurse Prishtina e barazoi rezultatin me anë të Jalen Blesas në minutën e 34-të.

Kryeqytetasit kanë pesë ndeshje pa fitore dhe synojnë t’i shkaktojnë humbjen e parë Ballkanit.

Ndërkohë kampioni në fuqi i Kosovës kërkon vazhdimësi ku ende nuk dinë për humbje këtë sezon.

Share This