Prezantohet Tuchel: Himni anglez prekës

Prezantohet Tuchel: Himni anglez prekës

Thomas Tuchel ka folur për herë të parë si trajner i Kombëtares së Anglisë.

Menjëherë ka qenë çështja e himnit ajo që ka bërë shumë të flitet pasi edhe menaxheri që i parapriu nuk e këndoi në ndeshjen e Anglisë përballë Republikës së Irlandës dhe Finlandës.

“Kam biseduar më shefin e Federatës së Futbollit dhe më ka thënë se nuk e kam për detyrim ta këndoj. Është një vendim personal dhe të them të drejtën ende nuk kam vendosur se si do të veproj. Një gjë është e sigurt, himni anglez është prekës”, tha Tuchel.

Mediet britanik ka qenë skeptik me Tuchel sa i përket shtetësisë së tij gjermane.

“Kam pasaportë gjermane, por tifozët e Anglisë duhet ta dinë se unë jam shumë i pasionuar pas Premier League-s dhe Kombëtares angleze. Unë dua të punoj dhe të jetoj këtu”, ka theksuar Tuchel.

Share This