Prevallë, aktivizohen sërish zjarret (VIDEO)
Në zonën turistike të Prevallës janë aktivizuar sërish zjarret.
Mediat lokale në Prizren raportojnë se qytetarët dhe pylltarët janë munduar që në orët mëngjesit që t’i shuajnë zjarret, duke shtuar se zjarri është afruar pranë zonave të banuara.
Ndryshe, tash e disa ditë zjarri ka shpërthyer në zonën turistike të Prevallës.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) kishte njoftuar se situata po monitorohet nga stafi i Parkut Kombëtar “Sharri” dhe një ekip zjarrfikësish, të cilët janë të angazhuar për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.