Presidentja Osmani takohet me Frieden, flet për heqje të masave dhe anëtarësim në KiE e BE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Budapest është takuar edhe me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.
Osmani thotë se me Frieden theksoi nevojën e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në BE, bazuar në merita.
“Kosova dhe Luksemburgu ndajnë përkushtimin e përbashkët për t`i forcuar marrëdhëniet dhe për t`i hapur kapitujt e rinj të bashkëpunimit. Në takim me kryeministrin Luc Frieden, theksova nevojën e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në BE, bazuar në merita”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.