Presidentja Osmani kujton masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit

Presidentja Osmani kujton masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit.

Ajo ka thënë se do të kujtojnë martirët dhe do të nderojnë heronjtë e UÇK-së, por assesi nuk do të ndalen asnjëherë në kërkim të drejtësisë.

“Më 25 mars 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc. Në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së. Ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri. Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet. Kujtojmë martirët, nderojmë heronjtë e UÇK-së dhe nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë!”, ka thënë Osmani në deklaratën e publikuar në faqen e Presidencës në “Facebook”.

Share This