Presidentja Osmani: Krenare me arritjet e vajzave dhe djemve të FSK-së
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është krenare me arritjet e vajzave dhe djemve të FSK-së, të cilët kanë dëshmuar rezultate të jashtëzakonshme në akademitë, kolegjet dhe qendrat profesionale ushtarake amerikane më prestigjioze në botë.
Osmani në një postim në Facebook, ka shkruar se përgjatë javëve të fundit vajzat dhe djemtë e Forcës sonë të Sigurisë dëshmuan përkushtim dhe rezultate të jashtëzakonshme.
“Krenarë me Agron Muratin, Alban Bujupin, Alban Bunjakun, Albert Kuçin, Albin Bytyçin, Andrin Vuthaj, Arbnor Haxhanin, Shpresa Gashin, Vesa Ibrahimin dhe shumë e shumë të reja e të rinj, të cilët personifikojnë të ardhmen e FSK-së”, ka shkruar ajo, raporton rtk.