Presidenti Trump rekomandon tarifën 50% për mallrat nga BE

Presidenti Trump rekomandon tarifën 50% për mallrat nga BE

Presidenti amerikan Donald Trump ka rekomanduar vendosjen e një tarife prej 50% për mallrat nga Bashkimi Evropian, duke filluar nga fillimi i muajit të ardhshëm.

Duke e përshkallëzuar luftën tregtare, Trump ka pohuar në një postim në Truth Social se BE-ja ka qenë “shumë e vështirë” për t’u përballuar dhe se deficiti aktual tregtar i mallrave të SHBA-së është “krejtësisht i papranueshëm”.

Trump gjithashtu pretendon se BE-ja u krijua për të përfituar nga SHBA-ja në tregti.

“Bashkimi Evropian, i cili u formua me qëllimin kryesor për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara në TREGTI, ka qenë shumë i vështirë për t’u përballuar.

Barrierat e tyre të fuqishme tregtare, taksat e TVSH-së, penalizimet qesharake të korporatave, barrierat tregtare jo-monetare, manipulimet monetare, paditë e padrejta dhe të pajustifikuara kundër kompanive amerikane dhe më shumë, kanë çuar në një deficit tregtar me SHBA-në prej më shumë se 250,000,000 dollarësh në vit, një shifër që është krejtësisht e papranueshme. Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund!

Prandaj, unë po rekomandoj një tarifë të drejtpërdrejtë prej 50% për Bashkimin Evropian, duke filluar nga 1 qershori 2025. Nuk ka tarifë nëse produkti është ndërtuar ose prodhuar në Shtetet e Bashkuara. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, deklaroi Trump. /rtsh/

Share This