Presidenti Trump: Jack Smith është i rrezikshëm, ai po kthehet në Hagë

Presidenti Trump: Jack Smith është i rrezikshëm, ai po kthehet në Hagë

Presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, gjatë ditës së djeshme ka dhënë një intervistë për mediumin “NBC News”, ku ndër të tjera ka folur edhe për ish-kryeprokurorin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Jack Smith.

Ai fillimisht ka treguar se ajo çfarë i ka bërë Jack Smith atij është një turp.

“Në historinë e vendit tonë, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Dhe unë i kam fituar këto raste”, ka thënë Trumpi, duke i përmendur akuzat e shumta që ia ka bërë prokurori Jack Smith.

Në këtë intervistë ekskluzive, presidenti Trump nuk e lë pa e përmendur as Gjykatën Speciale.

Duke iu referuar akuzave të prokurorit Jack Smith, Trump ka thënë se për prokuror politik si ai nuk ka vend në sistemin e drejtësisë amerikane.

“Ai duhet të kthehet në Hagë dhe të ekzekutoj njerëzit atje. Mendoj se ai është i rrezikshëm edhe në Hagë”, ka thënë Trumpi.

Share This