Presidenti i La Ligas: 99 jam i sigurt se Mbappe vjen te Real Madridi

Presidenti i La Ligas: 99 jam i sigurt se Mbappe vjen te Real Madridi

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka thënë se është i sigurt se ylli i futbollit Kylian Mbappe sezonin e ardhshëm do të luajë për Real Madrid.

Kapiteni i Francës në fillim të muajit i ka bërë të ditur Paris Saint-Germain se ai do të largohet nga në fund të këtij sezoni.

Duke folur për gazetën franceze “L’Equipe” shefi i kampionatit spanjoll ka thënë se Mbappe nuk ka fshehur kurrë admirimin e tij për Real Madrid, duke e konsideruar atë si klubin e tij të ëndrrave që nga fëmijëria dhe kjo, sipas tij, bën që Real Madrid të jetë favoriti për të marrë një nga talentët më të mëdhenj të futbollit botëror.

“Duke ditur që ai po largohet nga PSG, ka 99 për qind shanse që Mbappe të nënshkruajë me Realin. Por nuk e di nëse ai ka nënshkruar tashmë. Është një lajm i madh për Realin dhe për futbollin spanjoll. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë Tebas.

Share This