Presidenti i FIFA-s i dërgon mesazh FFK-së për përzgjedhjen e më të mirëve

Presidenti i FIFA-s i dërgon mesazh FFK-së për përzgjedhjen e më të mirëve

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino i ka dërguar mesash FFK-së dhe presidentit Agim Ademi për përzgjedhjen e më të mirëve.

Sot (e premte) po mbahet ceremonia e Lauratëve të vitit 2024, që po shfaqet drejtpërdrejt në RTK.

FFK-ja përmes një video ka shfaqur mesazhin e Infantinos drejtuar atyre që kontribuan në sukseset e futbollit në Kosovë gjatë vitit 2024.

“Që kur iu bashkua FIFA-s në maj të vitit 2016, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj përpara në futboll. Ky ka qenë një vit i shkëlqyer për ekipet e meshkujve dhe femrave, të cilat aktualisht janë në Top 100 të renditjes, duke arritur pozicionet më të larta ndonjëherë. Kjo sigurisht nuk është arritur rastësisht, por është rezultat i punës fantastike nga presidenti Agim Ademi dhe të gjithë ju”, ka thënë ai.

Share This