Presidenti i FFK-së uron Ditën e Mësuesit: Jeni shtylla e shoqërisë sonë

Presidenti i FFK-së uron Ditën e Mësuesit: Jeni shtylla e shoqërisë sonë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Ditën e Mësuesit.

Ai ka shkruar në Facebook se mësuesit janë shtylla e shoqërisë sonë.

“Të dashur mësimdhënës. Sot kur festoni ditën tuaj dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave të rinj. Ju jeni shtylla e shoqërisë sonë, frymëzues të dijes dhe udhërrëfyes të atdhedashurisë. Me këtë rast ju shpreh mirënjohjen time dhe të FFK-së të gjithë mësimdhënësve që nëpërmjet projekteve tona të ndryshme janë pjesë e futbollit dhe me përkushtim të madh japin kontribut në zhvillimin dhe masivizimin e tij. Ju uroj shëndet, suksese dhe mbarësi në misionin tuaj fisnik!”, thotë Ademi në urimin e tij.

Share This