Presidenti i FFK-së takon Krasten, bisedojnë për futbollin kosovarë

Presidenti i FFK-së takon Krasten, bisedojnë për futbollin kosovarë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, të premten e ka pritur zv.drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, Adi Krasta.

I pari i futbollit të Kosovës përmes llogaris së tij në rrjetet sociale, ka thënë se me Krasten, ka biseduar për futbollin kosovar.

Ky është postimi i Ademit:

Pata kënaqësinë që sot të takoj zv.Drejtorin e Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës dhe njëherësh drejtorin e Festivalit të Këngës në RTK, z. Adi Krasta.

Me z.Krasta diskutuam rreth dhe për futbollin e Kosovës, për çka e informova për të gjitha etapat e zhvillimit të tij.

Temë e bisedës ishte edhe projekti i madh kulturor që është në prag, Festivali i Këngës, që do të organizohet këtë muaj nga Radiotelevizioni i Kosovës.

Z. Krasta, më informoi rreth përgatitjeve të festivalit dhe impaktit që ai ka.

Me këtë rast, ofrova mbështetjen time të fuqishme, duke marrë parasysh se edhe sporti, paraqet vlerat e larta të shoqërisë sonë.

Share This