Presidenti i FFK-së në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve: “Jeni shpresa dhe e ardhmja jonë!”

Presidenti i FFK-së në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve: “Jeni shpresa dhe e ardhmja jonë!”

Federata e Futbollit e Kosovës shënoi Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me një aktivitet të veçantë në sheshin e kryeqytetit, ku mori pjesë edhe kreu i FFK-së.

Me një mesazh të  të përkushtuar ndaj të ardhmes së futbollit, presidenti i Federatës u shpreh:

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, pata kënaqësinë dhe nderin të jem pranë fëmijëve në aktivitetin e organizuar në sheshin e kryeqytetit.
Momentet si këto, të mbushura me buzëqeshje dhe energji të pastër, janë dëshmia më e mirë se futbolli ka një të ardhme të ndritur në Kosovë, si sporti më gjithëpërfshirës në botë.

Federata e Futbollit e Kosovës është e vendosur që futbolli të vazhdojë të jetë një sport unifikues dhe gjithëpërfshirës. Programi ynë “Grassroots”, me shtrirje në të gjithë Kosovën, vazhdon të punojë për të jetësuar ëndrrën e çdo fëmije që dëshiron të jetë pjesë e këtij sporti magjik.
Sot, teksa shihja sytë e ndritur të fëmijëve, besova edhe më fort në të ardhmen e ndritur të futbollit tonë.
Si president i Federatës së Futbollit të Kosovës, zotohem që do të vazhdojmë që fëmijëve t’u krijojmë hapësira, t’i mbështesim dhe t’u japim mundësi që të rriten me sportin, me vlerat e tij, me ndershmërinë dhe frymën e bashkëpunimit që ai kultivon.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!
Jeni shpresa dhe e ardhmja jonë!”

Ky aktivitet dhe mesazhi i kreut të futbollit kosovar vijnë si një dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm për të zhvilluar futbollin në çdo cep të vendit dhe për të fuqizuar brezin e ri me vlerat e sportit.

Share This