Presidenti i FFK-së: Kombëtarja jonë tashme ka një ekipë fantastike

Presidenti i FFK-së: Kombëtarja jonë tashme ka një ekipë fantastike

Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Ai ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet, duke filluar që nga incidentet që ndodhën në sfidën ndaj Rumanisë në Ligën e Kombeve, e deri tek trajnerët që ka pasur ndër vite kombëtarja e Kosovës.

Tutje ai ka rrëfyer për punën e Franco Fodës dhe ka treguar se sa është i kënaqur me punën e deritanishme të teknikut gjerman në krye të ‘Dardanëve’.

Presidenti Ademi gjithashtu u ndal për të folur në veçanti për Edon Zhegrovën i cili këtë sezon ka ‘shpërthyer’ tek klubi i tij Lille, ku i ka sugjeruar atij se ku duhet ta bëjë hapin e ardhshëm në karrierë.

Gjithashtu ai foli edhe për kohën sa ishte president i Kosovës së Prishtinës (26 vite) duke treguar për investimet që ka bërë tek ai klub.

Presidenti Ademi ka thënë se Kombëtarja jonë tashme një ekipe fantastike. “Tash kemi edhe zëvendësime, që përpara nuk i kemi pasur. Kemi ecur me hapa shumë të mirë dhe të sigurt. Pavarësisht se nuk e kemi pasur një kualifikim, por kemi një ekipe fantastike”, ka thënë Ademi.

Tashme është hedhur shorti për ‘play-off’ të Ligës së Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Islandën.

Presidenti Ademi ka një besim se do ta kalojmë “play-off”-in.

“Besoj shumë se do ta kalojmë “play-off”-in. Kur them besoj, pra besoj në kualitetin e lojtarëve, uroj që të mos kenë asnjë lëndim dhe asnjë dhe të dënuar me kartonë. Realisht nëse e shohim se ku luajnë futbollistët tanë dhe çmimin e kombëtares tonë është normale që pret një rezultat in-favorit dhe gjithkush të vlerëson atje. Tani vlerësimi me gjendjen faktike mund të dallojnë, por ne nuk duhet të zhgënjehemi prej djemve tanë, sepse na këta i kemi, nuk ka lojtar që nuk dëshiron të shënohet në histori në analet e futbollit e të thuhet se ky është ekipi dhe lojtarët që e kualifikuan Kosovën. Ne objektiv e kemi Kampionatin Botëror dhe do të mundohemi me çdo kusht që pas kalimit në Grupin B dhe me pa vetën se në cilën grup jemi. Në Kampionatet Botërore është shumë më vështirë por kurrë nuk i dihet”, ka thënë presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Ademi i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Share This