Presidenti i FFK-së Ademi: Diant Ramaj pritet t’i bashkohet Kosovës

Presidenti i FFK-së Ademi: Diant Ramaj pritet t’i bashkohet Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi thotë se Kosova është afër edhe të përforcohet me portierin Diant Ramaj.

Ramaj që sa vite është dëshira e madhe e Kosovës, por gjithnjë e ka refuzuar duke pritur një ftesë nga Gjermania.

Megjithatë, situata mesa duket ka ndryshuar dhe Ademi thotë se Ramaj pritet ta veshë fanellën dardane.

“Kemi kontakte të mëhershme. Edhe ky ka qenë në kategoritë e reja të Gjermanisë. Me Diantin dhe familjen, sidomos babain, jemi në kontakte por fatkeqësisht u lëndua në ekipin e tij. Jemi shumë të interesuar për Diantin dhe e shoh shumë shpejtë në Kosovë”, tha ai për “ATV”.

Share This