Presidenti i Empolit për Asllanin: Na mbush me krenari, është pjesë e familjes
Në një intervistë të dhënë për TuttomercatoWeb, presidenti i Empoli, Fabrizio Corsi komentoi festën e Kristjan Asllanit pas triumfit të arritur nga toskanët.
“Më duhet të them se këta janë djem që kanë ardhur tek ne fëmijë, janë trajtuar mirë dhe më pas kanë pasur aftësinë dhe fatin të shpërthejnë”, tha ai.
“Mora gjithashtu një mesazh emocionues nga Samuele Ricci, i cili u thirr paraprakisht nga Spalletti dhe shpresoj që ai të shkojë deri në Kampionatin Evropian. Asllani në vend të kësaj do të jetë kundërshtar i të kaltërve. Këto gjëra më mbushin me krenari, por shkon edhe më tej”.
“Ndihemi si familje ndaj të gjithëve, si atyre që janë të suksesshëm apo e kanë pasur, ashtu edhe atyre që janë më pak të suksesshëm. Ne kemi ndërtuar diçka të pabesueshme, sukseset e tyre janë edhe tonat”. /rtsh/