Presidenti i Atleticos: Është e qartë, Joao Felix nuk dëshiron të luajë për ne
Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo ka folur në lidhje me situatën e Joao Felix.
Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar te Chelsea dhe tani mund të largohet sërish nga Atletico Madridi.
E Cerezo u shpreh se ylli portugez nuk dëshiron të luajë për ekipin e tyre.
“Është e qartë. Joao Felix nuk dëshiron të luajë për Atletico Madrid. A e duan ekipet tjera atë apo jo, është çështje tjetër”, tha Cerezo.