Presidenti Ademi viziton Mitrovicën: FFK-ja do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për çdo projekt zhvillimor dhe infrastrukturor
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në kuadër të takimeve të fundvitit, të dielën ka vizituar Mitrovicën.
Numri një i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë më dije se në Mitrovicë ka takuar përfaqësuesit e klubeve dhe anëtarët e Lidhjes Rajonale të kësaj komunë.
Postimi i plotë:
Në vazhdën e takimeve të fundvitit, sot e nisa ditën në Regjionin e Mitrovicës. Me kënaqësi të madhe takova përfaqësuesit e klubeve dhe anëtarët e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës. Diskutuam për sukseset e arritura dhe sfidat që na presin në të ardhmen.
FFK-ja do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për çdo projekt zhvillimor dhe infrastrukturor, duke qëndruar pranë klubeve dhe komunitetit të futbollit.