Presidenti Ademi viziton klubet që po i zhvillojnë përgatitjet në Antalia, inkurajon skuadrat për punë sa më të madhe

Presidenti Ademi viziton klubet që po i zhvillojnë përgatitjet në Antalia, inkurajon skuadrat për punë sa më të madhe

Klubet futbollistike të Kosovës, edhe këtë janar, si thuajse çdo vjet, kanë dërguar skuadrat në Turqi, që të bëhen gati për sezonin pranveror.

Ato i ka vizituar edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili nga afër po i përcjellë se si po shkojnë punët rreth përgatitjeve.

Ademi ishte te hoteli ku po qëndron kampioni i Kosovës, FC Ballkani.

Ai u njoftua nga trajneri Orges Shehu, drejtori sportiv, Omer Bunjaku, rreth përgatitjeve.

Në anën tjetër, kryetari i Federatës së Futbollit, inkurajoi kampionin në fuqi për të vazhduar punën e madhe që klubi po e bënë, duke i dhënë shumë futbollit shtetëror.

Edhe skuadra tjetër nga ky qytet, FC Suhareka, e ka pritur në takim Agim Ademin.

Po në këtë takim ishin të pranishëm edhe nga klubet si: Fc Malisheva, SC Gjilani dhe klubi nga diaspora, FC Kosova Dusseldorf e.V.

Ademi aty pjesëmarrësve iu tha fjalë inkurajuese duke ofruar edhe mbështetjen ndaj tyre.

Ai i vizitoi edhe klubet e tjera si ajo e Dritës së Gjilanit.

Presidenti Ademi, u zotua që do t’i shoh mundësitë për një ndërrim të tapetit të stadiumit ndihmës aty ku dy klubet e qyteti dhe të gjitha shkollat e regjionit të Gjilanit zhvillojnë ndeshjet dhe për shkak të ngarkesës së madhe në atë fushë, tapeti është amortizuar shumë.

Ndër të tjera, ai bëri vizita edhe tek ekipi i Ferizajt dhe Dukagjinit, për t’u njoftuar për punën e përgatitjet që po bëhet atje, njofton Klankosova.tv

Këto skuadra përgatitjet e tyre për stinorin pranveror po i zhvillojnë në Antalia të Turqisë.

Share This