Presidenti Ademi viziton Istogun: “Çdo 45 ditë nga një fushë futbolli”

Presidenti Ademi viziton Istogun: “Çdo 45 ditë nga një fushë futbolli”

Në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, pas Gjakovës dhe Deçanit, ka qëndruar për vizitë edhe në Istog, shkruan Rekordi.net.

Numri një i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka thënë se në Istog, ka vëzhguar fushën e re të FC Istogut.

“Pas Gjakovës dhe Deçanit qëndruam në Istog, ku vëzhguam fushën e re dhe i uruam drejtuesit e FC Istogut për këtë projekt të rëndësishëm. Fusha në Istog u finalizua në përfundim të vitit që lamë pas si pjesë e iniciativës së FFK-së “Çdo 45 ditë nga një fushë futbolli”.

Me projekte të tilla do të vazhdojmë edhe gjatë këtij viti, me synimin për të krijuar kushtet e volitshme për talentet e futbollit kudo në vendin tonë”, ka shkruar Ademi. /Rekordi.net/

Share This