Presidenti Ademi viziton edhe Gjakovën, viziton stadiumin e qytetin dhe ofron përkrahje
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sot ka qëndruar edhe në qytetin e Gjakovës.
“Së bashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Agim Nura, dhe anëtarët e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjakovës, vizita ishte mbresëlënëse”.
Presidenti Ademi ka thënë se implantimi i ri i barit në stadiumin e qytetit, një nga fushat më të mira në Kosovë, është shembull i përkushtimit për futbollin.
“Me stadiumin që po përfundon, viti 2025 do të jetë historik për sportin në këtë qytet. FFK-ja do të vazhdojë të mbështesë çdo projekt zhvillimor! Anëtarëve të LRF Gjakova dhe komunitetit të futbollit në Gjakovë u përcolla urimet për Vitin e Ri”, ka shkruar Ademi.