Presidenti Ademi uron KFF Istogun për titullin e kampionit në Ligën U17

Presidenti Ademi uron KFF Istogun për titullin e kampionit në Ligën U17

“Urime KFF Istogu titulli i kampionit në  Ligën U17. Përgëzoj drejtuesit e klubit, stafin e trajnerëve si dhe futbollistet e reja të KFF Istogu për titullin e kampionit në Ligën U17”, ka shkruar në Facebook presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Ai ka pohuar se kjo skuadër festoi në garën e ‘play-off’-it, duke e mundur fillimisht Ferizajn, pas vazhdimeve, 1:0, e më pas në finale 16 Qershorin pas penalltive 4:2, duke u kurorëzuar në fund si kampione.

“Përgëzoj edhe skuadrat tjera pjesëmarrëse të ‘play-off’-it: KFF Ferizaj, KFF 2 Korriku dhe KFF 16 Qershorin për paraqitje të mira dhe i inkurajoj të vazhdojnë të rrisin nivelin e tyre në edicionin e ri”, ka shkruar presidenti Ademi.

Share This