Presidenti Ademi uron Dardanët e rinj: Sukseset e tilla na bëjnë krenar

Presidenti Ademi uron Dardanët e rinj: Sukseset e tilla na bëjnë krenar

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren U16 për triumfin në “UEFA Development Tournament U16”, shkruan GazetaGOLI.com.
I pari i futbollit tonë, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se çdo sukses është shenjë e punës dhe përkushtimit të talenteve tona. Ademi thotë se sukseset e tilla e bëjnë krenar gjithë Kosovën.

Ky është postimi i Ademit:

Një sukses i merituar për Kombëtaren tonë U16 në “UEFA Development Tournament U16” në Tiranë, ku pjesëmarrëse ishin edhe Shqipëria, San Marino dhe Belize.

Çdo triumf është shenjë e punës dhe përkushtimit të talenteve tona dhe stafit të trajnerëve, derisa tri fitoret në këtë turne konfirmojnë potencialin tonë.

Përgëzoj të gjithë lojtarët e trajnerët për paraqitjen e mirë në këtë turne, ndonëse ekipi i kësaj grupmoshe u krijua rishtazi.

Sukseset e tilla na bëjnë krenar. Uroj që ekipet tona zinxhir të Kombëtares të kenë vazhdimësi dhe suksese, derisa për këtë gjeneratë ky të jetë fillimi i një rrugëtimi të shkëlqyeshëm në fanellën dardane.

Share This