
Presidenti Ademi uron Dardanët e rinj për suksesin e arritur “UEFA Development Tournament”
Kombëtarja e Kosovës U16 e ka mbyllur “UEFA Development Tournament” në Tiranë si kampion, duke realizuar tri fitore në po aq ndeshje.
“Djemtë e drejtuar nga Mehmed Kurda dhe Ibrahim Domi, pas fitoreve ndaj San Marinos (7:0) dhe Andorrës (2:1), shënuan fitore edhe ndaj bashkëmoshatarëve të tyre të Kombëtares së Shqipërisë, me rezultat 2:1”, ka shkruar presidenti Ademi në rrjetet sociale.
Sipas tij, ky sukses tregon potencialin e madh të futbollistëve tanë të rinj dhe frymën e jashtëzakonshme ekipore.
“Krenar për secilin lojtar që ishte pjesë e Kombëtares, por edhe për stafin që udhëhoqi me dinjitet ekipin drejt kësaj arritjeje. Besoj fuqishëm që kjo gjeneratë do të vazhdojë të tregohet e suksesshme dhe do të na përfaqësojë me krenari në sfidat e ardhshme”, ka shkruar Ademi.