Presidenti Ademi uron Dardanët e rinj për fitoren ndaj Austrisë: Jeni burim krenarie për të gjithë ne!

Presidenti Ademi uron Dardanët e rinj për fitoren ndaj Austrisë: Jeni burim krenarie për të gjithë ne!

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka uruar Kombëtaren e Kosovës U19 për fitoren e Austrisë, shkruan GazetaGOLI.com.

Dardanët e rinj e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme turneun “Elite Round” për kualifikimin në Kampionatin Evropian, duke mundur Austrinë (1-0).

I pari i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka thënë se kjo është një fitore e shkëlqyeshme. Sipas tij, të besuarit e Adil Maliqit shfaqen talentin e jashtëzakonshëm në duel me Austrinë.

Ky është postimi i Ademit:

Posa ateruam në Yerevan erdhi lajmi i mrekullueshëm nga Sllovenia për fitoren e Kombëtares së Kosovës U19 në “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.

Me një fitore të shkëlqyeshme 1:0 kundër Austrisë, ekipi ynë i drejtuar nga Adil Maliqi tregoi talentin e jashtëzakonshëm dhe vendosmëri për sukses në fushën e lojës.

Me këtë fitore të madhe në nismë të kësaj faze, ata treguan se kjo gjeneratë e futbollistëve mund të arrijë edhe gjëra që duken të pamundshme!

Ju lumtë djelmosha dardanë, jeni burim krenarie për të gjithë ne!

Kosova sfidën e radhës e luan kundër Spanjës. /GazetaGOLI.com

Share This