Presidenti Ademi uron Ballkanin për fitoren e madhe ndaj Dinamos: Paraqitje e mrekullueshme ndaj skuadrës së famshme kroate

Presidenti Ademi uron Ballkanin për fitoren e madhe ndaj Dinamos: Paraqitje e mrekullueshme ndaj skuadrës së famshme kroate

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka uruar Ballkanin për fitoren e madhe kundër Dinamos së Zagrebit, shkruan GazetaGOLI.com.

Kampioni i Kosovës sonte mposhti gjigantin kroat, me rezultat 2-0, në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Numri një i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se ishte një paraqitje e mrekullueshme e Ballkanit.

Ky është postimi i Ademit:

Një paraqitje e mrekullueshme e FC Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër skuadrës së famshme kroate, Dinamo Zagreb në kuadër të UEFA Conference League.

Loja, përkushtimi, dëshira dhe në fund fitorja 2:0 e kampionëve tanë janë konfirmim i rritjes së madhe të FC Ballkanit dhe futbollit tonë.

Përgëzoj futbollistët portokallezi për këtë fitore të madhe, trajnerin Ilir Daja për përgatitjen e shkëlqyeshme të lojës dhe motivimin e lojtarëve, stafin e tij, drejtuesit e klubit, por edhe tifozët e qytetarët e Suharekës dhe jo vetëm për spektaklin e sotëm.

Uroj që kjo fitore të jetë shtysë për futbollistët e FC Ballkanit për të treguar lojëra tjera të tilla në vazhdim në garat evropiane dhe të synojë kalimin e fazës së grupeve.

Urime e ju priftë e mbara në ndeshjet e ardhshme!

Ballkani më këtë fitore ngjitët në vendin e dytë në grup me tri pikë të tubuara, tri me pak se lideri i tabelës, Viktoria Plzen. /GazetaGOLI.com/

Share This