
Presidenti Ademi takon trajnerët e regjioneve të programit Elite Youth Development
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi të martën ka takuar trajnerët e regjioneve të programit Elite Youth Development, që ndërlidhet ngushtë me Kombëtaren e Kosovës U-15, shkruan Rekordi.net.
Numri një i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka thënë se me trajnerët e regjioneve të programit Elite Youth Development, i ka falënderuar për punën dhe përkushtimin e tyre në zhvillimin e futbollit të të rinjve në vendin tonë.
“Sot takova trajnerët e regjioneve të programit Elite Youth Development, që ndërlidhet ngushtë me Kombëtaren e Kosovës U-15, e të cilët i falënderova për punën dhe përkushtimin e tyre në zhvillimin e futbollit të të rinjve në vendin tonë.
U njoftova për takimin e mbajtur nga trajnerët me përzgjedhësin Ilir Nallbani, ku theksi ishte te unifikimi i metodave të stërvitjes midis regjioneve dhe Kombëtares U-15.
FFK mbetet e përkushtuar në mbështetjen e trajnerëve dhe lojtarëve, me qëllim rritjen e cilësisë dhe përgatitjen e një gjenerate të suksesshme për të ardhmen e futbollit tonë”, ka shkruar Ademi. /Rekordi.net