
Presidenti Ademi takon Leon Avdullahu, ja çfarë biseduan
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi të dielën nga Bazel ka takuar yllin kosovar Leon Avdullahun.
Avdullahu, i cili pak ditë më parë iu bashkua TSG Hoffenheim nga Baseli, është një nga talentët kosovar që pritet të vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Kreu i FFK-së përmes rrjeteve sociale, ka thënë se e ka uruar Avdullahun për titullin e kampionit të fituar me Baselin si dhe për transferimin e tij tek klubi gjerman, Hoffenehim.
“Një kafe në Bazel me yllin e futbollit, Leon Avdullahu. E urova për titullin e fituar me FC Basel dhe transferimin në TSG Hoffenheim”, ka shkruar Ademi. /Rekordi.net