Presidenti Ademi takon Komisionin Mbikëqyrës: Kampionati dhe organizimet e tjera kanë përmbushur pritshmëritë
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës, Luan Vokshi dhe Ajet Shosholli.
Ky takim u mbajt me qëllim të shqyrtimit të ecurisë së kampionatit dhe aktiviteteve të tjera të federatës, në përmbyllje të një sezon të suksesshëm futbollistik, njofton FFK, transmeton GazetaGOLI.com.
Gjatë këtij takimi, presidenti Ademi i njoftoi anëtarët e Komisionit mbi progresin dhe mbarëvajtjen e kampionatit në të gjitha ligat, i cili tashmë është afër përfundimit. U konstatua se kampionati ka qenë i rregullt dhe cilësor, duke përmbushur të gjitha standardet e kërkuara. U vlerësua se specifikat dhe sfidat e ndryshme gjatë këtij edicioni janë trajtuar me profesionalizëm dhe gjithçka ka ndodhur brenda normave të përcaktuara.
Përveç kampionatit, në takim u diskutua edhe për organizimet e tjera brenda federatës, si dhe për turnetë dhe eventet e ndryshme të mbështetura nga FFK, e të cilat janë nën kompetencë të monitorimit të Komisionit Mbikëqyrës.
Në përfundim të takimit, pati dakordim të plotë se kampionati dhe organizimet e tjera kanë përmbushur pritshmëritë dhe objektivat e vendosura, duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe përparimin e futbollit në vendin tonë. /Goli