Presidenti Ademi takon ambasadorin Sabri Kiçmarin, ja çfarë biseduan
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka takuar ambasadorin e Kosovës në Tokio, Sabri Kiçmari.
Numri një i futbollit tonë, ndodhet në Tokio në një seminar me federata anëtare.
“Gjatë vizitës në Tokio, ku po qëndroj me ftesë të FIFA-s, për një seminar me federatat anëtare, pata kënaqësinë ta vizitoj Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku u prita ngrohtësisht nga ambasadori Sabri Kiçmari.
Me këtë rast diskutuam për zhvillimin e futbollit në Kosovë si dhe për futbollin nëpër breza, kur edhe vetë ambasadori ishte futbollist i Llapit.
Po ashtu diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit edhe përmes sportit me një shtet tejet të zhvilluar si Japonia.
Gjatë këtij takimi ambasadorit Kiçmari ia dhurova një fanellë të Kombëtares së Kosovës si mbështetës dhe adhurues i futbollit”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.