Presidenti Ademi takohet me homologun holandez, e përgëzon për postin në krye të federatës
Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka përgëzuar presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Holandës, Frank Paauw për pozitën e re duke i uruar suksese në punë.
Ademi ka paralajmëruar marrëveshje bashkëpunimi me Holandën për ngritjen dhe avancimin e futbollit kosovar.
“Me presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Holandës, Frank Paauw. E përgëzova për zgjedhjen e tij në këtë pozitë dhe i dëshirova mirëseardhje në familjen e futbollit në kuadër të UEFA-së.
Me presidentin e ri u dakorduam që të takohemi sërish për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha ndërmjet dy federatave”, ka shkruar Agim Ademi.